Manchester City e do Messin
Manchester City vazhdon ta ndjek Lionel Messin. Sipas mediave të huaja, Citizens po mundohen ta shfrytëzojnë situatën e paqartë të sulmuesit argjentinas në Barcelonës, duke u munduar që ta marrin atë. Bisedimet rreth kontratës ndërmjet klubit katalunas dhe njërit prej futbollistëve më të mirë në botë janë ndalur dhe kontrata e re nuk është nënshkruar.…
Sport
Manchester City vazhdon ta ndjek Lionel Messin. Sipas mediave të huaja, Citizens po mundohen ta shfrytëzojnë situatën e paqartë të sulmuesit argjentinas në Barcelonës, duke u munduar që ta marrin atë.
Bisedimet rreth kontratës ndërmjet klubit katalunas dhe njërit prej futbollistëve më të mirë në botë janë ndalur dhe kontrata e re nuk është nënshkruar.
Menaxheri i klubit anglez, Manuel Pellegrini, e sheh të vështirë, mos të themi të pamundur këtë transferim, por gjatë ndeshjes ndërmjet dy ekipeve, në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, mund të ketë pasur ndonjë takim ndërmjet drejtuesve të të dyja klubeve.
Pablo Zabaleta, mbrojtës i djathtë i Cityt, ka treguar për miqësinë që ka me ‘pleshtin’, pasi kishte luajtur me të tek Argjentina.
Miliarderët arabë të Cityt janë të gatshëm të shpenzojnë qindra miliona euro për Messin, nëse ky i fundit vendos të largohet nga Camp Nou.