Manchester City arrin marrëveshje verbale me portierin Stefan Ortega

Manchester City ka arritur marrëveshje verbale me portierin e Arminia Bielefeld, Stefan Ortega.

Sport

24/06/2022 12:06

Portieri po shihet si zgjidhje e dytë për portën e “Qytetarëve”, pasi, siç dihet, vendi i titullarit te kjo skuadër është tashmë i blinduar, transmeton lajmi.net.

Ortega pati edhe propozime të tjera për ta vijuar karrierën, por duket se mundësia për ta pasur trajner Pep Guardiolan e ka tunduar shumë.

29-vjeçari në sezonin e fundit në Bundesliga ka zhvilluar 33 paraqitje. /Lajmi.net/