Manastir: Gjendet një granatë e Luftës së Parë Botërore

Një granatë e pashpërthyer artilerike nga Lufta e Parë Botërore me kalibër 105 milimetra është gjetur dje pranë hekurudhës në Manastir.

Lajme

09/08/2015 16:41

Siç tregojnë mediat Maqedonase, bazuar në konfirmimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, granatën e ka gjetur P.R. nga Manastiri, i cili menjëherë e ka thirrur policinë.

Për ngjarjen është njoftuar edhe një piroteknik, i cili e ka ngritur granatën nga vendi.