Manaj kërkohet nga Juventusi
Talenti i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj është duke u kërkuar nga gjiganti italian, Kampioni aktual, Juventusi.
Sport
Talenti 17 vjeçar i lindur në Lushnje, ditë më parë është kërkuar nga skuadra e Interit, pasi ka treguar aftësitë e tij në fazën e sulmit.
Sidoqoftë, tani mediat italiane më saktësisht Tuttomercatoweb raporton se Juventusi është duke kërkua me ngulm shërbimet e talentit të Kombëtares shqiptare.
Manaj luan për Kombëtaren U-19, ndërsa po spikat jo pak me fanellën e skuadrës së Cremoneses në Lega Pro.
Besohet se Juventusi dëshiron të sigurojë shërbimet e tij dhe më pas të huazojë lojtarin në një ligë më të dobët, në mënyrë që ai të fitojë eksperiencë.