Manaj ka një ekip të ri

Rey Manaj është gjithnjë e më afër transferimit në klubin e ri.

Merkato

27/01/2016 13:20

Frosinone është në pritje të Rey Manajt.

Skuadra e promovuar këtë edicion në Serie A është në pritje të një aprovimi nga Inter, për transferimin e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, raportojnë mediat italiane, përcjell “Lajmi.net”.

Në rast të ardhjes së Ederit nga Sampdoria, “Nerazzurrët” do ta aprovojnë kalimin e Manajt në Frosinone.

Manaj dëshiron të largohet nga Inter, edhe pse në formë të huazimit, në mënyrë që të gjejë më tepër hapësirë për lojë, para Euro 2016.