Manaj: Jam i bindur se edhe Avdullah Hoti do ta votojë Bekim Sejdiun për president

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj, ka thënë se është i bindur se edhe deputeti i kësaj partie, Avdullah Hoti, do ta votojë kandidatin për president, Bekim Sejdiu. Kjo deklaratë e Manajt vjen pasi Hoti ka shprehur publikisht kundërshtimin e tij ndaj kandidaturës së Sejdiut për president. I pyetur për deklarimet e Hotit dhe…

Lajme

01/09/2026 14:29

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj, ka thënë se është i bindur se edhe deputeti i kësaj partie, Avdullah Hoti, do ta votojë kandidatin për president, Bekim Sejdiu.

Kjo deklaratë e Manajt vjen pasi Hoti ka shprehur publikisht kundërshtimin e tij ndaj kandidaturës së Sejdiut për president.

I pyetur për deklarimet e Hotit dhe nëse mund të ketë masa ndaj deputetëve që nuk e votojnë Sejdiun, Manaj tha se është i bindur se të gjithë deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit.

“Unë jam i bindur se të gjithë deputetët do të marrin pjesë në seancë për zgjedhjen e presidentit. Grupi parlamentar është unik, të gjithë deputetët janë në krye të detyrës. Unë jam i bindur se edhe zoti Avdullah Hoti do të jetë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës”, ka deklaruar Manaj.

Ai ka vlerësuar se Bekim Sejdiu është figura e duhur për këtë post, duke thënë se pret që të gjitha organet e LDK-së ta mbështesin kandidaturën e tij.

“Jam i bindur se të gjitha organet e LDK-së do të jenë për kandidaturën e tij”, ka thënë Manaj.

LVV dhe LDK kanë arritur marrëveshje për mbështetjen e Bekim Sejdiut si kandidat të përbashkët për president të Kosovës./Lajmi.net/