Manaj do të huazohet te Spezia

Rey Manaj do të rikthehet sërish në Itali.

Sport

31/08/2021 11:33

Sulmuesi karrierën pritet ta vazhdojë në Serie A te Spezia, transmeton lajmi.net.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Spezia është shumë afër marrëveshjes me Barcelonën për huazimin e  Manajt.

Futbollisti i Shqipërisë, shkëlqeu në ndeshjet para-sezonale me ‘Blaugranët’, megjithatë duket se ai nuk ka vend në formacion.

Rey pritet të ketë më shumë hapësira në Itali të shfaq potencialin e tij dhe të ndihmojë klubin në arritjen e objektivav me golat e tij.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të ndodh së shpejti. /Lajmi.net/