Manaj debuton në fitoren e Interit (Video)

Inter ka mposhtur skuadrën spanjolle Athletic Bilabo me rezultat 2:0.

Sport

08/08/2015 23:03

Skuadra italiane, Inter ka treguar një paraqitje të mirë në miqësoren e zhvilluar kundër skuadrës spanjolle Athletic Bilbao, shkruan Express.

Interi në këtë ndeshje ka fituar me rezultat të pastër 2:0, me golat e shënuar nga Jovetic që ishte i dyti në dy ndeshje dhe Icardi.

Lajm i mirë është se në këtë ndeshje debutoi edhe sulmuesi i ri shqiptar Ray Manaj, i cili pavarësisht se nuk shënoi tregoi paraqitje të mirë.

Në anën tjetër, Xherdan Shaqiri nuk ishte i ftuar fare në këtë ndeshje.

YouTube player
YouTube player