Man Utd, zi e më zi
Manchester United assesi nuk po arrin të ringjallet në Premierligë. Kampioni në fuqi pësoi humbje në Old Trafford nga Everton me rezultat 1:0, në kuadër të xhiros së 14-të. David Moyes u mposht nga ish skuadra e tij në përballjen e parë kundër tyre pas largimit nga klubi gjatë verës. Unitedit nuk i ndihmoi as…

Sport
Manchester United assesi nuk po arrin të ringjallet në Premierligë. Kampioni në fuqi pësoi humbje në Old Trafford nga Everton me rezultat 1:0, në kuadër të xhiros së 14-të.
David Moyes u mposht nga ish skuadra e tij në përballjen e parë kundër tyre pas largimit nga klubi gjatë verës. Unitedit nuk i ndihmoi as Adnan Januzaj i inkuadruar në lojë në minutën e 58-të në vend të Raffaelit.
Bryan Oviedo realizoi golin e fitores së Evertonit në minutën e 86-të. Në duelet tjera, Arsenali shënoi fitore të radhës duke mposhtur Hull Cityn me rezultat 2:0 falë golave nga Nicklas Bendtner dhe Mesut Ozil.
Kurse, Chelsea fitoi dramën me Sunderlandin me rezultat 4:3. Luis Suarez shënoi katër gola në fitoren e Liverpoolit ndaj Norwich Cityt 5:1.
Rezultatet
Arsenal – Hull City 2:0
Liverpool – Norwich 5:1
Man Utd – Everton 0:1
Southampton – Aston Villa 2:3
Stoke City – Cardiff City 0:0
Sunderland – Chelsea 3:4
Swansea – Newcastle 3:0
Fulham – Tottenham 1:2
WBA – Man City 2:3