Man Utd vendos për Rashford

Manchester United ka vendosur t’i rinovojë kontratën Marcus Rashford.

Sport

18/06/2019 09:51

Sulmuesi anglez do të japë fund çdo spekulimi për një lëvizje larg Manchester United duke nënshkruar një kontratë të re afatgjate me klubin, sipas The Times.

Marrëveshja e tij aktuale vazhdon deri në fund të sezonit të ardhshëm, me mundësi vazhdimi nga ‘Djajtë e Kuq’ edhe për një edicion, transmeton lajmi.net.

Por, me shume mundesi me largimin e Pogbas nga ‘Old Trafford’, tifozët e United kërkojnë që një nga yjet e klubit të qëndrojnë me të vërtetë.

Rashford, i cili është rritur nën fanellën e kuqe, duket se do të jetë pjesë e klubit edhe për një kohë të gjatë. /Lajmi.net/