Man Utd vazhdon interesimin për Kounde

"Djajtë e Kuq" dëshirojnë të përforcojnë akoma më shumë repartin e mbrojtjes.

Sport

14/10/2021 18:40

Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës ishte afër transferimit të Jules Kounde, megjithatë në fund zgjodhën të blejnë Raphael Varane nga Real Madridi, transmeton lajmi.net.

Megjithatë sipas ‘Fichajes’, Man Utd nuk ka hequr dorë nga Kounde dhe do të hidhet sërish në sulm për shërbimet e tij në merkaton e dimrit.

“Djajtë e Kuq” kanë konkurrenc nga rivali i tyre Chelsea të cilët poashtu e duan në ekip futbollistin e Sevillas.

22-vjeçari, është i hapur për një largim nga Spanja pasi e sheh vetën të gatshëm për një ekip më konkurrues që të fitojë trofe.

Kounde është pjesë e Sevillas nga viti 2019 dhe ka luajtur 97 ndeshje me klubin në të gjitha garat, duke realizuar gjashtë gola e dy asistime.

Çmimi i francezit në ‘Transfermarkt’ llogaritet të jetë 60 milionë euro. /Lajmi.net/