Man Utd ‘thyen’ bankën, ofron 90 milionë euro për Koulibaly

Skuadra e Manchester United ka bërë një lëvizje të madhe për të përmirësuar fazën e mbrojtjes.

Sport

09/06/2019 09:14

‘Djajtë e kuq’ sezonin e kaluar kanë pranuar 54 gola në Premierligë, që përkthehet si më së shumti në një kampanjë që nga 1978/79.

Mbrojtja është reparti që duhet përforcuar, nëse United duan që të kthehen në top katërshe, dhe këtë gjë duket se e kanë kuptuar edhe drejtuesit e klubit.

Për këtë, ata kanë bërë një lëvizje të madhe për qendër mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

‘Corriere dello Sport’ raporton se Man Utd kanë ofruar 90 milionë euro për shërbimet e lojtarit, transmeton lajmi.net.

Manchester United ka shprehur interesim për lojtarin edhe vitin e kaluar, por tentativat ishin të pasuksesshme.

27 vjeçari konsiderohet si një prej më të mirëve në pozitën e tij dhe ka një klauzolë liruese prej 150 milionë eurove. /Lajmi.net/