Man Utd, të bindur se Casemiro do të nënshkruajë për ta

Skuadra e Manchester United nuk ka më dyshime se mesfushori i Real Madridit, Casemiro, do të transferohet në “Old Trafford”. Të paktën kështu raporton Fabrizio Romano, sipas të cilit orët e ardhshme do të jenë vendimtare për brazilianin. Sipas po të njëjtit burim thuhet se kontrata e propozuar nga “Djajtë e Kuqë” është katërvjeçare. Shuma…

Sport

19/08/2022 08:09

Skuadra e Manchester United nuk ka më dyshime se mesfushori i Real Madridit, Casemiro, do të transferohet në “Old Trafford”.

Të paktën kështu raporton Fabrizio Romano, sipas të cilit orët e ardhshme do të jenë vendimtare për brazilianin.

Sipas po të njëjtit burim thuhet se kontrata e propozuar nga “Djajtë e Kuqë” është katërvjeçare.

Shuma me të cilën mendohet se do të realizohet kjo lëvizje është diku rreth 70 milionë euro. /Lajmi.net/