Man Utd synon Ousmane Dembelen

Ousmane Dembele mund të përfundojë te Manchester United.

Sport

11/07/2020 19:30

Skaudra e Ole Gunnar Solskjaer synon të përforcohet edhe më shumë gjatë merkatos së verës dhe në listën e dëshirave ka disa emra.

Anash Jadon Sancho që qëndron si dëshirë primare, ‘The Athletic’ shkruan se edhe Ousmane Dembele është në mesin e alternativave, transmeton lajmi.net.

‘Djajtë e kuq’ shpresojnë se Barcelona do ta linte lojtarin të largohet nga ‘Camp Nou’ për gjysmën e çmimit të Jadon Sancho.

Në rast se Dembele kalon te Man Utd, edhe Dortmund do të fitonte disa para, për shkak të klauzolës që lojtari ka në kontratën e nënshkruar me Bracelonën në vitin 2017, kur transferohej nga Dortmund.

Mbetet të shihet nëse United do të bëjnë ndonjë lëvizje formale për të siguruar kartonin e Dembele. /Lajmi.net/