Man Utd, riktheje Moyesin

Louis van Gaalit nuk po i ecën mbarë në Manchester United. Por, për të shtuar dhimbjet e tyre është përkujdesur një thirrje për rikthimin e David Moyesit.

Sport

28/08/2014 17:45

Kjo ka qenë një tjetër javë e vështirë për tifozët e Manchester Unitedit, pas humbjes turpëruese në Capital One Cup nga MK Dons.

Nëse skuadra e menaxherit të ri Louis van Gaal ishte duke vuajtur pas disfatës 4:0 që i eliminoi nga rrethi i dytë i garës, furnizuesi me fanella i MK Dons, Sondico, ka hedhur krip mbi plagët e gjigantit të Premierligës.

Kompania e veshmbathjeve sportive parkoi një veturë pranë stadiumit Old Trafford dhe bëri thirrje për rikthimin e ‘mjeshtrit’ David Moyes, i cili arriti deri në gjysmëfinale të garës së edicionit të shkuar.