Man Utd refuzon ofertën e Inter – Italianët ofruan një lojtar plus para për Lukakun

Skuadra e Manchester United nuk do të heq dorë lehtë nga shërbimet e sulmuesit Romelu Lukaku.

Sport

10/06/2019 15:19

Lukaku po kërkohet me ngulm nga skuadra e Inter, të cilët janë duke rindërtuar skuadrën që nga ardhja e Antonio Conte në krye të stolit.

Sipas raportimeve të fundit, Inter kanë ofruar Ivan Perisic dhe para, në shkëmbim të Romelu Lukaku, transmeton lajmi.net.

Gjithsesi, ‘The Sun’ raporton se ‘Djajtë e kuq’ kanë refuzuar këtë ofertë të mbërritur nga qyteti i Milanos.

Perisic është kërkuar edhe më parë nga United dhe problemi nuk qëndron tek ai, por United nuk duan të heqin dorë nga Lukaku.

Ndër sulmuesit tjerë që po kërkon Inter është edhe Edin Dzeko, por Lukaku mbetet i preferuari i Conte. /Lajmi.net/