Man Utd planifikon goditjen e dyfishtë në merkato

Manchester United po synon të finalizojë dy transferimet kryesore në janar, me Goal që ka mësuar se ata po përgatiten të përpiqen të blejnë dyshen Jadon Sancho dhe Erling Braut Haaland.

Sport

18/11/2019 16:01

United beson se ekziston një shans për të siguruar një marrëveshje për Sancho në janar pasi 19-vjeçari u censurua nga Borussia Dortmund.

Sancho u gjobit dhe u la jashtë ekipit nga menaxheri Lucien Favre për takimin ndaj Borussia Monchengladbach në tetor pasi u kthye me vonesë nga detyra ndërkombëtare, përcjell lajmi.net.

Lojtari tjetër që mund ta vesh fanellën e ‘Djajve të Kuq’ në janar është sensacioni Haaland.

Sulmuesi i Salzburg ka trajnuar bashkë me Solskjaer edhe më parë, andaj marrëveshje duket veçse e arritur. /Lajmi.net/