Man Utd përgjigjet shpejt ndaj interesimit të PSG: Rashford nuk është në shitje

Manchester United insiston që sulmuesi i skuadrës, Marcus Rashford, nuk është në shitje. Lajmet se Paris Saint Germain është e interesuar për lojtarin i shtynë “Djajtë e Kuqë” që të kundërpërgjigjen shpejt ndaj kampionëve francezë. Rashford, ndonëse nuk performoi mirë në sezonin që lamë pas, vazhdon të jetë pjesë e planeve afatgjata të skuadrës, transmeton…

Sport

12/08/2022 10:13

Manchester United insiston që sulmuesi i skuadrës, Marcus Rashford, nuk është në shitje.

Lajmet se Paris Saint Germain është e interesuar për lojtarin i shtynë “Djajtë e Kuqë” që të kundërpërgjigjen shpejt ndaj kampionëve francezë.

Rashford, ndonëse nuk performoi mirë në sezonin që lamë pas, vazhdon të jetë pjesë e planeve afatgjata të skuadrës, transmeton lajmi.net.

Ikja potenciale e Cristiano Ronaldos do ta linte pothuajse bosh majën e sulmit, sikurse edhe 24-vjeçari do ta ndiqte të njëjtën rrugë.

Kontrata e Rashford me ish-kampionët anglezë është e vlefshme deri në vitin 2023. /Lajmi.net/