Man Utd për titull

Presioni është i madh mbi David Moyesin pasi Manchester United pësoi humbjen e dytë të njëpasnjëshme në Old Trafford – brenda një jave – pa shënuar gol. Kampioni në fuqi i Premierligës humbi 1:0 nga Newcastle United dhe mbeti pa pikë për herë të pestë këtë edicion. Pas ndeshjes, Moyes u desh t’i mohonte spekulimet…

Sport

08/12/2013 11:40

Presioni është i madh mbi David Moyesin pasi Manchester United pësoi humbjen e dytë të njëpasnjëshme në Old Trafford – brenda një jave – pa shënuar gol.

Kampioni në fuqi i Premierligës humbi 1:0 nga Newcastle United dhe mbeti pa pikë për herë të pestë këtë edicion. Pas ndeshjes, Moyes u desh t’i mohonte spekulimet se sulmuesi Robin van Persie është i pakënaqur në klub.

“Absolutisht të pakuptimta”, deklaroi Moyes rreth spekulimeve për të ardhmen e sulmuesit.

United ka humbur njësoj ndeshje sa komplet edicionin e kaluar kur fituan titullin në Premierligë, por Moyes ende beson se skuadra e tij mund të triumfojë në fund të stinorit.

“Insistoj se do të jemi shumë afër titullit, dhe do të jemi në garë në fund të sezonit”, shtoi Moyes me besim.

“Ne duhet të gjejmë diçka që na shkon. Nuk luajtëm keq por për shkak se jemi Manchester United ne duhet të luajmë më mirë, të krijojmë më tepër raste, dhe të shënojmë më tepër gola. Fitoret sjellin besim, dhe ne kemi nevojë për të, por ende punoj me kampionët. Ne nuk e kemi humbur askënd nga sezoni i kaluar, kam shtuar vetëm një futbollist me inkuadrimin e Adnan Januzajt”, përfundoi ai.