Man Utd paralajmërohet për humbje

Tifozët e skuadrave kundërshtare janë po kënaqen duke bërë shaka me krizën e Manchester Unitedit gjatë këtij sezoni dhe ngacmimit të tyre i është bashkuar edhe Highways Agency, ose së paku ashtu duket. Një fotografi e jashtëzakonshme është publikuar sot në Twitter, në prag të ballafaqimit të kthimit të 1/8 së finales në Ligën e…

Sport

19/03/2014 11:04

Tifozët e skuadrave kundërshtare janë po kënaqen duke bërë shaka me krizën e Manchester Unitedit gjatë këtij sezoni dhe ngacmimit të tyre i është bashkuar edhe Highways Agency, ose së paku ashtu duket.

Një fotografi e jashtëzakonshme është publikuar sot në Twitter, në prag të ballafaqimit të kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër skuadrës greke Olympiakos, ku skuadra e David Moyesit është në disavantazh 2:0 pas ndeshjes së parë.

Fotografia është postuar nga radiostacioni i Liverpoolit, Juice FM, që iu bashkua ngacmimeve të skuadrës rivale.

Edhe pse fotografia duket më tepër një punë e bërë në Photoshop, domethënia mund të pasqyrojë një realitet të hidhur për tifozët e Manchester Unitedit.