Man Utd pa Fergusonin
Sir Alex Ferguson nuk do të jetë në Old Trafford për vizitën e Swanseas. Sportsmail ka njoftuar se ish menaxheri i Manchester United ka udhëtuar për në Barbados me familjen të premten për një pushim një javor. Familja e tij besohet se do të shënojë dy ditëlindje në atë që është përshkruar si grup prej…

Sport
Sir Alex Ferguson nuk do të jetë në Old Trafford për vizitën e Swanseas.
Sportsmail ka njoftuar se ish menaxheri i Manchester United ka udhëtuar për në Barbados me familjen të premten për një pushim një javor.
Familja e tij besohet se do të shënojë dy ditëlindje në atë që është përshkruar si grup prej 30 personash.
Ferguson është kritikuar së fundmi për përcjelljen e vazhdueshme të ndeshjeve të Manchester Unitedit nga tribunat, ku disa besojnë se prezenca e tij ka shtuar presionin ndaj pasardhësit David Moyes.
Ferguson ka shikuar nga tribunat tri humbjet e fundit të njëpasnjëshme të Unitedit derisa Moyes e nisi mbrapshtë vitin 2014 duke pësuar disfata nga Tottenham, Swansea dhe Sunderland.
United nuk ka një tjetër ndeshje deri në të dielën e javës së ardhshme kur viziton Stamford Bridgen, ku Ferguson mund të jetë sërish në tribuna.