Man Utd, ofertë të majme për Robben

Arjen Robben e ka arritur kulmin e karrierës, siç po ë vërteton edhe në Kampionat Botëror. Për këtë, Manchester United është mjaft i interesuar për mesfushorin holandez.

Sport

18/06/2014 23:05

Manchester United do ta nis ofanzivën për Arjen Robben, pas përfundimit të Kampionatit Botëror, ku po shkëlqen mesfushori holandez me Tulipanët.

Futbollisti i Bayern Munichut realizoi gol në fitoren e ekipit të Louis van Gaal ndaj Australisë, duke e ngritur në tre, numrin e golave të realizuar në këtë eveniment.

Sipas mediave britanike, respektivisht tabloidit britanik ‘Daily Express’, “Djajtë e Kuq” i kanë bërë gati 40 milionë funte, në tentim për ta bindur Bayern Munichun që ta lëshojë ish futbollistin e Chelseat dhe Real Madridit.