Man Utd, ofertë për Blind
Manchester United është i interesuar për Daley Blind. Djajtë e Kuq e kanë përgatitur ofertën prej 25 milionë euro për futbollistin e krahut holandez.

Sport
Manchester United vihet në aksion pas Daley Blind. Tabloidi britanik, The Sun shkruan se Djajtë e Kuq janë duke e përgatitur terrenin për ta transferuar në Angli futbollistin e krahut holandez, i cili shkëlqeu në Botërorin e Brazilit.
Gjithnjë sipas këtij tabloidi, për futbollistin holandez, Louis van Gaal është i gatshëm t’i vë në pjatë 25 milionë euro.
Aktualisht, ai është pjesë e Ajaxit. Kohë më parë, interesim për mbrojtësin e majtë kishte shfaqur edhe Barcelona.