Man Utd nuk ka të ndalur, e mbyll vitin me fitore

Manchester United ka vazhduar me ecurinë e fitoreve.

Sport

30/12/2018 19:20

Manchester United e mbylli 2018 me fitore, duke e mposhtur 4 me 1 Bournemouthin.

Paul Pogba ishte shumë i disponuar për lojë, duke arritur të shënoi dy gola, në minutën e 5’ dhe 33’, raporton “lajmi.net”.

Marcus Rashford e dyfishoi epërsinë  në të 45’-në, ndërsa Bournemouth e ngushtoi epërsinë e tyre me anë të Nathan Ake (45’+2).

‘Djajtë e Kuq’ nuk u ndalën me kaq, pasi Romelu Lukaku e shënoi golin e katërt në minutën e 72’, duke e vulosur fitoren e tyre.

Pas xhiros së 20-të, Manchester United gjendet në vendin e gjashtë me 35 pikë, tri më pak se Arsenal që është në vendin e pestë. /Lajmi.net/