Man Utd nuk i beson Solskjaerit, po e transferon super trajnerin

Manchester United ende nuk i beson Ole Gunnar Solskjaer.

Merkato

18/03/2019 12:58

Manchester United duket se nuk ka besimin e plotë në Ole Gunnar Solskjaer, gjersa kërkon një trajner të ri.

‘Djajtë e Kuq’ ende nuk i kanë ofruar kontratë permanente trajnerit norvegjez, pasi duan të sigurohen deri në fund të sezonit rreth strategjive të tij, transmeton lajmi.net.

Nëse Solskjaer nuk e bind Manchester Unitedin, atëherë këta të fundit duan ta transferojë Mauricio Pochettinon nga Tottenhami.

‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm që të paguajnë 40 milionë euro për trajnerin argjentinas, në mënyrë që të lirohet nga kontrata me Spurs. /Lajmi.net/