Man Utd nuk frikësohet

Manchester United nuk ngutet për të filluar bisedimet me Wayne Rooneyn rreth kontratës së re, pavarësisht insistimit nga Chelsea për transferimin e tij në Stamford Bridge. Rooney ka hyrë në 18 muajt e fundit të kontratës në Old Trafford dhe vazhdon të jetë i kërkuar nga rivali londinez, që bëri disa oferta për të –…

Sport

13/12/2013 16:20

Manchester United nuk ngutet për të filluar bisedimet me Wayne Rooneyn rreth kontratës së re, pavarësisht insistimit nga Chelsea për transferimin e tij në Stamford Bridge.

Rooney ka hyrë në 18 muajt e fundit të kontratës në Old Trafford dhe vazhdon të jetë i kërkuar nga rivali londinez, që bëri disa oferta për të – por pa sukses – edhe gjatë afatit kalimtar të verës.

Mirëpo, e përditshmja britanike The Guardian ka njoftuar se drejtuesit e Manchester Unitedit janë të qetë rreth situatës së kontratës së yllit anglez dhe nuk do të nguten për të filluar bisedimet me përfaqësuesit e tij.

United beson se Rooney tani është i lumtur në klub dhe nuk ka më dëshirë të largohet, edhe pse hodhi dyshime rreth të ardhmes së tij në Old Trafford gjatë verës.

Rooney ishte i pakënaqur në klub dhe konsideroi mundësinë e largimit pas nëntë vjetësh me gjigantin anglez.

Por, ai ka shkëlqyer me menaxherin e ri David Moyes dhe është futbollisti më i dalluar këtë stinor me 10 gola në 19 ndeshje, si dhe 10 asistime.