Man Utd nuk e blen Falcaon

Manchester United nuk do ta blejë sulmuesin Radamel Falcao. Ylli kolumbian në fund të këtij sezoni do të rikthehet në Monaco pas skadimit të periudhës së huazimit në Old Trafford.

Sport

27/11/2014 17:00

Radamel Falcao nuk do të mbetet në Manchester United. Në fund të këtij sezoni, sulmuesi do të rikthehet në Monaco pas skadimit të periudhës së huazimit.

Sipas portalit spanjoll “Fichajes”, drejtuesit e gjigantit nga Old Trafford kanë vendosur të mos e shfrytëzojnë opsionin për blerjen e yllit kolumbian në fund të këtij sezoni, për shkak të dyshimeve rreth formës së tij fizike.

Falcao ka pësuar lëndime të njëpasnjëshme pas ardhjes në United, edhe pse tani është rikuperuar dhe pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës në Premierligë kundër Hull Cityt.

Mirëpo, menaxheri Louis van Gaal nuk është i bindur se Falcao është në formë të mirë fizike dhe se do të jetë shëndosh e mirë në periudhë afatgjate.