Man Utd nuk e blen Falcaon

Manchester United nuk do ta blejë sulmuesin Radamel Falcao, pas skadimit të periudhës së huazimit nga Monaco, në fund të këtij sezoni.

Sport

04/03/2015 16:48

Radamel Falcao erdhi në Manchester United në verën e vitit të kaluar nga Monaco.

Por, sulmuesi kolumbian nuk do të qëndrojë më tepër se një stinor tek gjiganti nga Old Trafford.

Sipas të përditshmes sportive franceze “L’Equipe”, menaxheri i Red Devils, Louis van Gaal, nuk dëshiron ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij, gjatë afatit kalimtar të verës.

Andaj, Van Gaal do të hidhet në treg në kërkim të një sulmuesi të ri, kurse Falcao do t’i vlerësojë ofertat për të gjetur një klub të ri.