Man Utd nuk bindet për shkëmbimin Rabiot-Pogba

Manchester United nuk janë shumë të interesuar për shkëmbim-marrëveshjen me Juventus.

Sport

30/05/2020 16:30

Me merkaton e verës që po afron, Paul Pogba ka filluar të lidhet përsëri me një kalim të mundshëm te skuadra e Juventus.

Si pasojë e krizave ekonomike të shkaktuara nga pandemia Covid-19, transferimet do të fokusohen më shumë në shkëmbime.

Kështu, së fundmi flitej për një shkëmbim të mundshëm mes Adrien Rabiot dhe Paul Pogba.

Por, mediet italiane tashmë shkruajnë se Man United nuk janë të interesuar për një marrëveshje të tillë, transmeton lajmi.net. Në anën tjetër, Juve janë të vendosur të heqin dorë nga Rabiot.

Francezi nuk gjeti hapësirat e tij me ‘Biankoneri’, duke bërë që transferimi nga PSG të konsiderohet dështim.

Mbetet të shihet se cili do të jetë fati i Rabiot gjatë merkatos së verës. /Lajmi.net/