Man Utd në telashe me agjentin e Pogbas, mendojnë ndërprerjen e bashkëpunimit

Manchester United është në telashe të mëdha me agjentin e Paul Pogbas, Mino Raiola.

Sport

18/02/2020 10:46

Deklaratat e fundit të Raiolas në lidhje me situatën që po kalon Pogba kanë ngjallur jo pak pakënaqësi në kampin e Djajve të Kuq.

Polemikat shkuan deri në atë masë sa trajneri i skuadrës angleze, Ole Gunnar Solskjaer, u shpreh se francezi është lojtar i United, jo i Raiolas, duke aluduar kështu që agjenti të mos ngatërrohet në çështje të brendshme në mes lojtarit dhe klubit.

Duke i parë problemet në horizont në lidhje me këtë çështje, ish-kampionët anglezë po mendojnë ta ndërprejnë bashkëpunimin me 52-vjeçarin dhe me çdo lojtarë që ka në pronësi ai.

Në këto situata, ishte Gary Neville ai që foli për skenarin që mund të ndodh me francezin dhe agjentin e tij.

‘’Në fund do të largohet Paul Pogba. Raiola dëshiron që Pogba të largohet, atij nuk i intereson ta mbrojë francezin, atij i intereson të vazhdojë të paguhet’’, u shpreh Neville për Sky Sport, transmeton lajmi.net.

Polemikat në distancë në mes të Raiolas dhe klubit nga Manchesteri u rritën edhe më shumë pas deklaratave të Solskjaer, i cili shigjetoi direkt italianin për këtë katrahurë.

Pogba u përfol shumë për largim nga ‘Old Trafford’ edhe afatet e kaluara kalimtare, por marrëveshjet nuk arriheshin dhe lojtari ishte i detyruar të qëndrojë. /Lajmi.net/