Man Utd në krizë, Ferguson në pushim

Ish menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson ka vendosur të shkojë larg nga problemet që e rrethojnë ish skuadrën e tij duke shijuar një periudhë të pushimit me falje në Barbados. Skocezi u largua nga Old Trafford pas 27 vjetësh në detyrë në fund të edicionit të kaluar, si kampion i Premierligës, mirëpo pasardhësi…

Sport

13/01/2014 13:40

Ish menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson ka vendosur të shkojë larg nga problemet që e rrethojnë ish skuadrën e tij duke shijuar një periudhë të pushimit me falje në Barbados.

Skocezi u largua nga Old Trafford pas 27 vjetësh në detyrë në fund të edicionit të kaluar, si kampion i Premierligës, mirëpo pasardhësi i tij David Moyes ka hasur në telashe të mëdha deri më tani gjatë këtij sezoni.

Me fitoren 2:0 ndaj Swanseas të shtunën, United i dha fund serisë negative prej tri humbjeve të njëpasnjëshme në të gjitha garat.

Dhe, pati të atillë që akuzuan prezencën e Fergusonit në ndeshje si presion shtesë ndaj Moyesit. Andaj, Ferguson ka vendosur të shkojë për pushime me familjen në Barbados dhe në vend të telasheve të Unitedit të shijojë diellin e Karaibeve.