Man Utd në finale të Ligës së Kampionëve

Paul Scholes ndihet në siklet kur e sheh Manchester Unitedin këtë sezon, në gjendjen në të cilën gjendet. Legjenda e ‘Djajve të Kuq’, i intervistuar për goal.com, ka folur për menaxherin David Moyes, por edhe për rrjedhën e sezonit në Premierligë dhe kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. “Në Ligën e Kampionëve, ekipi i…

Sport

21/03/2014 22:30

Paul Scholes ndihet në siklet kur e sheh Manchester Unitedin këtë sezon, në gjendjen në të cilën gjendet.

Legjenda e ‘Djajve të Kuq’, i intervistuar për goal.com, ka folur për menaxherin David Moyes, por edhe për rrjedhën e sezonit në Premierligë dhe kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Në Ligën e Kampionëve, ekipi i Moyes luajti mirë dhe fitoi, por në përgjithësi mendoj se për trajnerin deri tash ishte një sezon i vështirë. Skuadra ka vuajtur për shkak të lëndimeve. Në Premierligë, gjërat nuk po shkojnë mjaft mirë. Pozita e shtatë aktualisht është zhgënjyese”, deklaroi fillimisht ish futbollisti i Unitedit.

“Mirëpo, shpresojmë që skuadra do t’ia dalë ta arrijë pozitën e katërt. Nuk do të jetë e lehtë, por mund të provojmë. United më pas duhet ta kërkojë finalen e Championsit. Nëse e arrin këtë, nuk mund ta konsiderojmë një sezon të quar dëm”, vazhdoi ai.

“Nëser United mund të shkojë në finale të Championsit? Nuk shoh arsye se përse nuk do të mund ta bënim këtë. United i ka zhvilluar pikërisht në Champions ndeshjet më të mira këtë sezon. Nëse arrijnë të luajnë sikur të mërkurën mbrëma, atëherë mendoj se kanë mundësi të arrijnë deri në fund”, vijoi ish përfaqësuesi anglez.

Scholes nuk mendon se Moyes duhet të shkarkohet, pasi thekson se ish trajneri i Evertonit nuk ka arritur ende të luajë me të njëjtin ekip për më shumë ndeshje, pasi United vuajti nga lëndimet. Ish mesfushori anglez shpreson që gjërat të shkojnë më mirë në sezonin tjetër.