Man Utd në disavantazh, befasohet nga Sheffield në pjesën e parë

Manchester United është befasuar nga Sheffield United gjatë pjesës së parë, ku këta të fundit po udhëheqin me rezultat 1-0.

Sport

27/01/2021 22:04

Kean Bryan 23’ shënoi golin e parë dhe të vetëm në këtë pjesë të parë, transmeton lajmi.net.

Edhe pse Djajtë e Kuq kanë gjithë posedimin e topit mbi 70 për qind, ata prapë se prapë nuk kanë krijuar shumë raste në këtë ndeshje.

Man Utd me këtë rezultat do të mbetej në pozitën e dytë me 40 pikë, një më pak sesa lideri aktual Manchester City.

Rikujtojmë që Sheffield janë në vendin e 20-të në Premierligë me vetëm një fitore gjatë 20 ndeshjeve që kanë zhvilluar./Lajmi.net/