Man Utd merr vendimin e madh për Pogban

Manchester United nuk do të shes Paul Pogban.

Sport

26/03/2019 18:57

‘Djajtë e Kuq’ janë të vendosur të mbajnë në skuadër yllin francez, Paul Pogba.

Kampioni i botës me Francën në vitin 2016, pak ditë më parë befasoi të gjithë kur tha se ëndërron që një ditë të vesh fanellën e Real Madridit.

Kjo deklaratë e tij, la të kuptohet se 26 vjeçari në një të ardhme të afërt mund t’u bashkohet ‘Los Blancos’.

Por, ‘ESPN FC’ shkruan se Manchester United do të refuzojë të gjitha ofertat që vijnë për Paul Pogban.

Pogba, Manchester Unitedit i është bashkuar në gusht të vitit 2016 për 105 milionë euro./Lajmi.net/