Man Utd merr vendim përfundimtar për Pogban

Tashmë Manchester United kanë gjetur zëvendësuesit për mesfushorin francez.

Sport

11/12/2019 12:28

Djajtë e Kuq janë shprehur të gatshëm të lënë të lirë, mesfushorin francez Paul Pogba, kështu duke identifikuar Van de Beek dhe Saul si zëvendësues ideal për të.

Pogba tash e një kohë të gjatë është i lidhur për një largim nga “Old Trafford”, ku shumë skuadra të mëdha evropiane si Real Madrid, Barcelona dhe Juventus kanë shprehur interesim për të.

Duke e parë edhe vet dëshirën e lojtarit për t’u larguar nga Premieliga, Manchester United është i gatshëm të sakrifikojë për të lënë të lirë Pogban gjatë afatit kalimtar të janarit. /Lajmi.net/