Man Utd merr një lajm fantastik para derbit me Arsenalin

Manchester United ka marrë një tjetër lajm të mirë pas kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

08/03/2019 11:36

‘Djajtë e Kuq’, edhe pse me shumë mungesa të lojtarëve kanë arritur të fitojnë 1:3 në ‘Parkun e Princave’, për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë, dhe për të siguruar një vend në mesin e tetë ekipeve më të mira të Evropës.

Problemet me lëndimet e lojtarëve kanë filluar të zgjidhën për Manchester United, që në fundjavë e zhvillon një tjetër derbi, tash në Premierligë kundër Arsenalit.

Për ndeshjen me Arsenalin, trajneri norvegjez do të mund të llogarisë edhe në sulmuesin Anthony Martial.

Solskjaer në konferencë për shtyp ka deklaruar se Martial është i gatshëm për derbin kundër Arsenalit.

Derbi mes Arsenalit dhe Manchester Unitedit luhet ditën e diel me fillim nga ora 17:30./Lajmi.net/