Man Utd merr lajmin fantastik para përballjes me Barcelonën

Manchester United ka marrë një lajm të mirë para përballjes me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Sport

18/03/2019 11:08

Manchester United do të përballet me Barcelonën më 16 prill në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Luis Suarez u lënduar në fitoren e katalonasëve 4 me 1 ndaj real Betisit, ndërsa është në dilemë për ndeshjen e 16 prillit, transmeton lajmi.net.

Sipas njoftimit të Barcelonës, sulmuesi uruguaian ka ndrydhur kyçin e këmbës, ndërsa sot do të bëhet e ditur se sa do të jetë jashtë fushës.

Katalonasit gjithashtu do të jenë edhe pa Ousmane Dembelen në ndeshjen ndaj Manchester United për shkak të lëndimit, e që natyrisht se është lajm i mirë për këta të fundit. /Lajmi.net/