Man Utd me vendim të ri për Paul Pogban

Manchester United kanë filluar me veprime konkrete për të mbajtur në skuadër Paul Pogban.

Sport

21/05/2019 16:25

Mesfushori pati një sezon jo të mirë në Premierligë me Manchester Unitedin, ku përfunduan në vendin e gjashtë, duke mbetur jashtë Ligës së Kampionëve.

Pavarësisht këtyre performancave, Manchester United ende e konsideron lojtar të rëndësishëm francezin, që vitin e kaluar ka fituar Kupën e Botës.

‘Daily Star’ raporton se ‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm t’i besojnë shiritin e kapitenit Pogbas, për ta mbajtur në ‘Old Trafford’, përcjell ‘lajmi.net’.

Paul Pogba ka qenë cak interesimi i Real Madridit, që për trajner ka Zinedine Zidanen./Lajmi.net/