Man Utd me transferim 60 milionësh në verë

Manchester United është duke planifikuar t’i bëjë disa transferime në verë.

Merkato

24/03/2019 23:23

Manchester United i ka nën vëzhgim disa lojtarë, por që u duhet të hapin arkën.

Transferimi i parë që mund të realizohet është Hirving Lozano i PSV-së, përcjell lajmi.net.

Meksikani po shkëlqen në këtë sezon te skuadra holandeze, andaj Manchester United i do shërbimet e tij.

Për ta realizuar këtë transferim, skuadra angleze duhet të paguajë hiq më pak se 60 milionë euro. /Lajmi.net/