Man Utd me transferim 50 milionësh në janar

Ole Gunnar Solskjaer duket se e ka gati transferimin e parë te Manchester United për afatin e janarit.

Merkato

06/01/2019 16:09

Ole Gunnar Solskajer e di se pika më e dobët e Manchester United është pikërisht mbrojtja.

Trajneri ka kërkuar nga ‘Djajtë e Kuq’ transferimin e mbrojtësit të Fiorentinës, Nikola Milenkovic, përcjell lajmi.net.

Mbrojtësi është duke kaluar nëpër një formë të lartë në këtë sezon, andaj Manchester United e do transferimin e tij.

Milenkovic është i gatshëm që të transferohet te skuadra angleze, por këta të fundit duhet të paguajnë 50 milionë euro. /Lajmi.net/