Man Utd me transferim 150 milionësh nga Serie A

Manchester United do të synojë transferimin e Kalidou Koulibay të Napolit.

Sport

23/03/2019 12:40

Mediet në Itali raportojnë se ‘Djajtë e Kuq’ janë shumë të interesuar për mbrojtësin senegalez.

‘Gazzetta dello Sport’ raporton se Manchester United po përgatit një ofertë prej 150 milionë euro për Kalidou Koulibay, përcjell ‘lajmi.net’.

Për të siguruar shërbimet e 27 vjeçarit, Manchester United duhet të mposht garën e ashpër me Real Madridin, Barcelonën dhe Chelsea.

Reprezentuesi senegalez është pjesë e Napolit që nga viti 2014, kur ishte transferuar nga belgët e Genk./Lajmi.net/