Man Utd me super transferim nga PSG

Manchester United do të provojë mundësitë për të nënshkruar me mbrojtësin e djathtë të PSG-së, Thomas Meunier.

Sport

23/04/2019 16:24

‘Independet’ raporton se ‘Djajtë e Kuq’ janë të interesuar të sjellin në ‘Old Trafford’ mbrojtësin 27 vjeçar të PSG-së gjatë afatit kalimtar veror, përcjell ‘lajmi.net’.

Aaron Wan-Bissaka i Crystal Palace dhe Kieran Trippier i Tottenham janë gjithashtu kandidatë për të zbarkuar në ‘Teatrin e Ëndrrave’, por reprezentuesi belg mbetet opsioni i parë.

27 do të hyjë në vitin e fundit të kontratës me PSG-në këtë verë, dhe një largim nga Franca është shumë i mundshëm.

Meunier te Manchester United do të zëvendësonte Matteo Darmian, që pritet të rikthehet në Serie A./Lajmi.net/