Man Utd me super përforcim nga La Liga

Manchester United kërkon një përforcim të ri nga La Liga.

Sport

13/09/2018 12:25

Manchester United pritet të bëjë një tjetër ofertë në muajin janar për mbrojtësin francez të Atletico Madridit, Lucas Hernandez.

Sipas mediave spanjolle, “Djajtë e Kuq” në verë ofruan 80 milionë euro për Hernandez, aq sa është edhe klauzola e tij, por oferta u refuzua nga vetë francezi, i cili nuk dëshironte të largohej.

Sipas të njëjtave burime, anglezët po përgatisin një ofertë më të mirë për mbrojtësin, duke i ofruar atij një pagë shumë më të lartë, në mënyrë që ta bindin për tu transferuar në “Old Trafford”.