Man Utd më shumë se klub – liron Hearts, Bolton e Burton nga pagesat për huazimet, shkaku i Covid-19

Manchester United ka dhënë një shembull për skuadrat e mëdha evropiane.

Sport

25/05/2020 12:02

Situata e krijuar nga pandemia Covid-19 ka bërë që shumë skuadra, për të mos thënë të gjitha skuadrat, të futen në një krizë ekonomike.

Kështu, United ka filluar të mendojë për skuadrat më të vogla që ajo mund t’i ndihmojë, dhe tashmë ka një zgjidhje.

‘Dailymail’ raporton se Man Utd iu ka bërë të ditur skuadrave si Hearts, Bolton Wanderers e Burton Albion se ato nuk kanë pse të paguajnë borxhin për huazimet që kanë bërë, transmeton lajmi.net.

Këto shifra që Man Utd do t’iu falë atyre shkojnë deri në 130 mijë funte.

Këtë gjest, United ka vendosur ta bëjë pasi besojnë se është e padrejtë që të ushtrohet presion financiar në skuadrat më të vogla, gjatë pandemisë. /Lajmi.net/