Man Utd me përforcim të ri nga Chelsea

Manchester United po mendon të bëjë një transferim befasues nga Chelsea.

Merkato

23/04/2019 08:07

Manchester United po tenton ta transferojë talentin e Chelseas, Reece James.

Mbrojtësi 19-vjeçar është në huazim te Wigan në Championship, gjersa ka impresionuar të gjithë në 43 paraqitjet e tij, përcjell lajmi.net.

James ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2022, gjersa Manchester United po tenton t’i marrë shërbimet e tij.

Blutë e Londrës refuzojnë ta shesin mbrojtësin e talentuar, ndërsa ‘Djajtë e Kuq’ janë duke tentuar ta bindin atë nëpërmjet familjarëve të tij që të transferohet në Old Trafford. /Lajmi.net/