Man Utd mbyll pjesën e parë me dominim total

Pjesa e parë mes Crystal Palace dhe Manchester United është mbyllur me rezultat të barabartë 0-0.

Sport

03/03/2021 22:00

Djajtë e Kuq kanë sulmuar gjatë gjithë kohës, mirëpo nuk arritën që t’i konkretizonin rastet e tyre, transmeton lajmi.net.

Fillimisht, Nemanja Matic lëshoi një goditje drejt portës, mirëpo portieri, Guaita, ishte në vendin e duhur.

Edhe Marcus Rashford pati një rast të mirë në minutën e 17-të, por goditja e tij përfundoi jashtë portës.

Crystal Palace në anën tjetër nuk pati ndonjë rast të mirë./Lajmi.net/