Man Utd mban zi, vdes pronari Glazer

Manchester United është në vaj. Pronari i klubit Malcolm Glazer ka vdekur në moshën 86-vjeç, pas një sëmundje nga e cila vuajti në periudhën e fundit.

Sport

29/05/2014 00:04

Pronari i Manchester Unitedit, Malcolm Glazer ka vdekur në moshën 86-vjeç.

Familja Glazers e bleu Unitedin për 790 milionë funte në maj 2005, mes protestave nga tifozët e klubit.

Mirëpo, Djajtë e Kuq fituan pesë tituj në Premierligë nën udhëheqjen e tij, si dhe trofeun e Ligës së Kampionëve më 2008.

Djemtë e Malcolm, Bryan, Joel dhe Avram, janë pjesë e bordit të klubit. “Mendimet e të gjithëve në Manchester United sonte janë me familjen e tij”, thuhet në komunikatën e klubit.

Vdekja e Glazerit nuk pritet të ketë ndikim të konsiderueshëm në pronësinë e Unitedit, pasi familja ka 90 për qind të aksioneve në klub.

Glazer ka qenë i sëmurë në periudhën e fundit dhe nuk e përballoi atë.