Man Utd – Liverpool dhe të gjitha ndeshjet që nuk duhet humbur sot

Dita e sotme premton spektakël në futbollin ndërkombëtar dhe poashtu atë vendor.

Sport

20/10/2019 09:05

Gjithë vëmendja e sotme do të jetë në Premierligë, aty ku zhvillohet derbi i moçëm anglez mes Manchester United dhe Liverpool nga ora 17:30.

Në Serie A luajnë sot edhe tre skuadra të mëdha, ku Inter udhëton te Sassuolo, derisa Roma te Sampdoria. Milan pret në shtëpi Leccen.

Sevilla do tentojë të ruajë diferencën me kreun e tabelës, ku takohet sonte në shtëpi ndaj Levante në La Liga.

Edhe Superliga e Kosovës dhuron dy ndeshje interesante, ku spikat derbi Drita – Ballkani kurse Prishtina udhëton te Ferizaji, klub ky që është bojkotuar nga lojtarët në stërvitje. /Lajmi.net/