Man Utd – Lewandowski, këto janë lajmet e fundit

Manchester United ka filluar bëjë lëvizjet e para për nënshkrimin me sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowski.

Sport

17/05/2019 09:01

Media sportive gjermane ‘Kicker’, pretendon se ‘Djajtë e Kuq’ po kërkojnë të përfitojnë nga bisedimet  zgjatura mes Lewandowskit dhe Bayern Munich, përcjell ‘lajmi.net’.

30 vjeçari ka kontratë me Bayern Munich edhe për dy vite, ndërsa ka qenë i lidhur edhe me një kalim të mundshëm te Chelsea.

Bayern Munich janë duke kërkuar vazhdimin e kontratës me lojtarin deri në vitin 2022, diçka që ende nuk kanë arritur ta bëjnë.

Megjithatë, Lewandowski nuk është i sigurt nëse dëshiron t’i kalojë gjithë vitet e arta në Bundesligë.

Ish sulmuesi i Borussia Dortmund ka dhënë indikacionet e para për një largim nga ‘Allianz Arena’, duke mos vazhduar kontratën me ‘Bavarezët’.

Mos vazhdimi i kontratës ka hapur derën për Manchester United për t’u futur seriozisht në garë për shërbimet e tij, për të filluar kohën e ndryshimeve të mëdha në ‘Old Trafford’./Lajmi.net/