Man Utd lëshon fronin, Liverpool janë klubi më popullor në Britaninë e Madhe

Kampioni aktual evropian, Liverpool, është klubi me popullaritetin më të madh në Britaninë e Madhe, sipas një studimi të bërë nga “YouGov FootballIndex".

Sport

04/06/2020 15:13

Sipas hulumtimit, Liverpool ka mbështetjen e 8.3% të popullsisë, dhe kështu ka tejkaluar rivalin historik, Manchester Unitedin.

“Djajtë e Kuq” tani renditen në vendin e dytë, me 6 për qind të popullaritet.

Ata pasohen nga Chelsea, Manchester City, Arsenal dhe Tottenham, përcjell lajmi.net.

Ky hulumtim ka marrë për bazë veçori të shumta, duke pasur 16 tregues të ndryshëm, duke mos pasur të bëjë vetëm me atë se njerëzit e anketuar cilën skuadër mbështesin.

Faktorët si menaxhimi i klubit, lojtarët, kultura e tifozëve, tradita, stili i lojës poashtu janë marrë parasysh në hulumtim./Lajmi.net/